HIMARA

Ylli Luçaj është roja i cili u vra me dy plumba pasditen e sotme në fshatin Kuç të Himarës. Prej muajsh ai punonte duke ruajtur mjetet që shtronin rrugën e re të fshatit Kuç.

Ai u gjet i vdekur në pyll teksa nuk njihej si person problematik apo me precedent të mërpashëm penal. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për News24 se nuk u gjet asnjë armë afër trupit të viktimës duke hedhur poshtë pistën e vetëvrasjes teksa të shtënat u dëgjuan nga banorët e fshatit që lajmëruan Policinë e cila rrethoi menjëherë zonën.

Sipas gazetarit Enrik Mehmetaj, dy pistat që po hetohen janë konfliktet e mërpashme personale të Luçaj apo konfliktet për rrugën pasi jo pak herë ka pasur tensione për rrugën e re mes firmës ndërtuese dhe banorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: