Hetuesit gjetën një video dhe një shkrim të autorit të masakrës të Hanau: Tobias R, përgjegjës i masakrës ku humbën jetën 11 persona, kishte shkruar që disa popuj, të cilët nuk mund të dëbohen nga Gjermania, duhet të asgjësohen.

Është kjo ajo që shkruan Bild online, duke ju referuar motivit që ka shtyrë burrin, gjerman i ekstremit të djathtë, të hapë zjarr përpara dy lokaleve në qytetin gjerman.

Përveç trupit të Tobias u gjet edhe trupi i nënës së vrasësit, shkruan sërish Bild Online. Sipas tabloidit, përveç gjermanit nuk ka përgjegjës të tjerë për ngjarjen.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb