Shërbimi Informativ Shqiptar ka publikuar raportin për vitin 2021. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur mbi këtë raport tha se janë intensifikuar sulmet dhe survejimet nga vendet jo miqësore. Aktualisht vende jomiqësore për Shqipërinë janë Rusia dhe Irani.

Karamuço theksoi se këto vende nuk duan stabilitetin që Shqipëria ekspozon në rajon. Eksperti zbuloi se ka ndërhyrje në institucionet shtetërore dhe deri tek ato të BE-së për të mos lejuar integrimin.

“Është viti i katërt që publikohet raporti i SHISH. Është i përgjithshëm mbi situatën e sigurisë kombëtare në Shqipëri. Në Shqipëri nuk ka një cikël studimor për sigurinë kombëtare, por vetëm për sigurinë publike. Vetë 7% e popullsisë u dunë këto.

Janë intensifikuar sulmet dhe survejimi nga vendet jo miqësore. Aktualisht kemi Iranin dhe Rusinë. Por ka edhe vende të tjera që kanë treguar që kanë kundër interesat tona kombëtare. Shqipëria është vend anëtar i NATO, shumë properëndimor. Vendet jo miqësore nuk duan stabilitetin tonë rajonal.

Ka pasur agjentë që janë kapur për bazën e Kuçovës. Edhe për Pashalimanin, kemi shpallur non grata dy agjentë që hynë nga Mali i Zi. Në Sazan çështja është e klasifikuar si sekret shtetëror.

Ndërhyrja është jo vetëm brenda institucioneve tona shterpore, por edhe ato të BE. Ka lobim që këto vende të mos integrohen. Janë vënë re edhe shumë deklarata publike të shtuara pas konfliktit në Ukrainë. Edhe alarmet për bomba në Mal të Zi, që është një kryeministër shqiptar, këta nuk e duan faktorin shqiptar që të jetë i fuqizuar në rajon. Këta luajnë edhe më shumë deri në institucionet e BE.

Në verë do të kemi rreth 35 mijë turistë nga Rusia. Dhe Zelensky ka thënë që të kemi kujdes. Ne kemi një sistem mbrojtës shumë modest sidomos me luftën kibernetike. Në një nga rastet kur ka dalë të dhënat personale, një prej të arrestuarve ka qenë i lidhur me një oligark rus dhe më pas është klasifikuar si sekret shtetëror. Raporti ka folur për akademikë, media online, shoqata që janë sponsorizuar nga veprimtari të vendeve jomiqësore”, u shpreh eksperti.

Karamuço theksoi më tej se Shqipëria konsiderohet nga rusët aktualisht si shtet kundër interesave të tyre. “Aktualisht Shqipëria konsiderohet nga ata si një shtet që po nxit kundër interesave të tyre. Atra flasin shumë për faktorin shqiptar. Këtë e bëjnë në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.

Celesiii 500x264
Celesiii 500×264

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb