TIRANË

Arjeta Dhima është e para aktore profesioniste e cila ngjit në skenën shqiptare një spektakël ventrilokuizmi, titulluar “Kush foli?”. Në një intervistë për “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, Dhima thotë se ka patur shumë vështirësi që nga konceptimi e deri në caktimin e datës së shfaqes.

Ajo flet për kukullat e personazhet e saj që tashmë janë bërë shumë të famshme, si xha Teli, Goca dhe Sindi. Aktorja Dhima shton se një spektakël i tillë ka ngarkesë pasi i duhet që përveç pjesës së vet të ketë nën kontroll edhe përgjigjet e personazheve, duke shtuar këtu edhe ndërlikimet që shkaktohen nga teknika.

Ventrilokuizmi konsiston në artikulimin e tingujve në diafragmë dhe goja qëndron e mbyllur. Në intervistë, ishte edhe kukulla e dashur xha Teli, i cili i pyetur se sa të pasur të bën ky lloj arti tha me humor se kanë dalë me minus. Batuta e të qeshura ka patur gjatë bisedës për “Vila24” ndërsa shfaqja e plotë mbahet në datat 9, 10, 11 dhe 12 dhjetor pranë Qendrës Kulturore, Kompleksi Katedralja Ortodokse në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb