Është shoqëruar dje në komisariatin numër 1 në kryeqytet Rodi Barçi, shoferi i cili punonte në të njëjtën kazino me 22-vjeçaren nga Kenia, Joy Ayoko.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se 32-vjeçari ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane, e cila humbi jetën në rrethana të paqarta, ku sipas dëshmisë së nënës për Neës24, shoferi i kazinosë dhe Joy kane shkuar në Durrës 4 ditë para ngjarjes.

Gjatë shoqërimit shoferi i kazinosë ka mohuar të ketë pasur një konflikt me vajzën keniane.

“Nuk kam pasur konflikte me Joyn”, ka thënë ai.

Me vendim gjykate, policia ka ushtruar edhe kontroll në banesën e 32-vjeçarit, ndërsa sipas informacioneve zyrtare nga policia pritet që ai të merret në pyetje dhe të japë një dëshmi të plotë para grupit hetimor.

Po ashtu burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pritet të rimerren në pyetje edhe persona të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen, mes tyre edhe shoqja e dhomës se Joyt.

Sipas policisë çështja po hetohet me rigorozitet dhe po mblidhen prova dhe fakte që do të çojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Kujtojmë se 22-vjeçarja dyshohet se u dhunua barbarisht me 13 gusht 2022 dhe më pas u hodh nga banesa. Ajo qëndroi për disa muaj në gjendje kome në spitalin e Traumës, ndërsa ndërroi jetë më 13 shkurt, në një spital në Kenia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: