Në Shqipëri çmimet e banesave vijojnë të jenë të larta dhe askush nuk e di se si do të ndryshojë tregu. Gazetari i njohur Klodian Tomorri tha në “LOG.” se Tregu i pasurive të paluajtshme delikat dhe ka korrektime të forta. Sipas tij, masat e marra nga Banka e Shqipërisë janë të rëndësishme.
Klodian Tomorri: Tregu i pasurive të paluajtshme delikat. Ka korrektime të forta, kalohet herë pas here.
Në Evropë falimentoi një nga kompanitë më të mëdha të Real Estate duke shkuar në mungesë likuiditeti. Masat që ndërmerr Banka e Shqipërisë, është si të rregullosh catinë që është djegur se nuk ke kohë po ra shi.
I vetmi segment që preket nga kufizimet e BSH, janë personat me të ardhura të larta që bankat e shkelnin, që dilnin me produktin e financimit të shtëpisë 100%. Vitet e fundit ka shumë banka që financonin 100%. Bankat financojnë për blerjen e kullave.
(BalkanWeb)