Ka pasur reagime të shumta në mediat sociale në Indi pasi një biznesmen i njohur atje shpërndau parashikimin e një astrologu sipas të cilit, presidentit Donald Trump do të fitojë mbi rivalin e tij demokrat, Joe Biden.

Anand Mahindra, kryetar i shumëkombëshes Mahindra Group, nxori në Twitter foton që e një parashikimi astrologjik që thoshte se gara do të jetë “dhëmb për dhëmb”, por në fund, Trumpi do të dalë ngadhënjimtar. Postimi ka marrë 7.000 like dhe është rishpërndarë me qindra herë. Parashikimi i astrologut bazohet në pozicionin aktual të diellit dhe shenjës e lindjes së Trumpit.

Mahindra nuk e bëri publik emrin e astrologut, por përdorues të tjerë të Twitterit reaguan duke ndarë parashikime të disa astrologëve të tjerë të parashikojnë të njëjtën gjë. E gjithë tingëllon mjaft e çuditshme në fakt, duke qenë se shifrat në garën zgjedhore deri tani janë qartazi në favor të kandidatit demokrat.

Konsultimi me astrologët madje dhe kur vjen fjala për të marrë vendime të rëndësishme është mjaft i përhapur në Indi, edhe mes politikaneve në zë të këtij vendi, përfshirë këtu dhe vetë kryeministrin Narendra Modi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb