TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’ ka shuar zërat se ai fshihej pas përzgjedhjes së emrave të kandidatëve të PD-së që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Berisha per fierin komente
Berisha u është përgjigjur komenteve sa i takon faktit nëse ka qenë ai që ka propozuar listat, apo vet zoti Lulzim Basha. Sipas Berishës, e drejta për të përgatitur listat e kandidatëve është ekskluzivisht e liderit të PD-së, Basha.

KOMENTUESI 1: Z.Berisha përshëndetje, nëse do shohësh albumet tuaja nder vite, mitingjet madhështore dhe pritjet me zemër qe ju ka bere Shkodra me patjetër jam dhe unë, nëse do rremoni ne fotot e mitingjeve ne Durrës pas vitit 2000 patjetër do jem diku me ju, ne shfletofshi listat e komisionereve te PD e se aty është dhe emri im, kam qe ne 90-ten qe ju mbështes pa kërkuar asnjë presje nga PD ja arsyeja se ju kam ndjekur per bindje jo për interes, me tradhtuat, me zhgënjyet, me rrezuat: Nuk ju votoj me, nuk ju dua me dhe nuk jam e vetmja, ncek sjam e vetmja jemi bere shume……..

KOMENTUESI 2: Ku e shef madhështinë doktor, Partia Demokratike nuk ekziston me. Humbja me e madhe ndonjëherë na pret, un i pari nuk votoj familjarisht, jemi te fyer nga lista e turpit e Lul Bashes dhe kunatit te tij.

BERISHA: Faleminderit per mesazhin Viola. Me kete rast ju siguroj se lista e kandidateve te PD eshte ekskluzivisht vetem e kryetarit dhe jo e ish-kryetarit, i cili pa asnje keqardhje ka patur zero rol ne listen e re. Por une mendoj se eshte e drejte ekskluzive e kryetarit te zgjedhe ekipin e tij. Duke shprehur mirenjohje te thelle per te gjithe kontributin tuaj te çmuar, thirrja ime me miqesore per ju dhe çdo demokrate e demokrat eshte te vazhdojme betejen drejt fitores! Me urimet e mia me te mira per ju dhe familjen tuaj, me respekt Sali Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb