Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, e ka hedhur pas krahëve eliminimin në Kupën e Ligës dhe ka publikuar foto me të fejuarën e tij, Leonita Lekaj që duket se ia ka rikthyer buzëqeshjen futbollistit.
Xhaka hyri në lojë nga stoli në minutën e 43, por pa mundur të ndihmojë skuadrën të shmangte humbjen ndaj Southampton. Gjithsesi, tashmë kjo i përket së kaluarës dhe askush nuk ka çfarë të bëjë.
Ai ka kaluar pak kohë me të fejuarën e tij dhe kanë bërë foto gjatë një shëtitje me makinë. Lojtari i përfaqësueses zvicerane i propozoi të dashurës vitin e kaluar dhe bashkë u transferuan për të jetuar në Londër.
(m.k/BalkanWeb)