VLORË

Zbulohet emri i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin masiv në Vlorë me 11 makina. Mësohet se në timonin e makinës tip “Benz” me targa AA272RB që mori para 10 mjete të tjera në parkim ka qenë kreu i Agjencisë së Mjedisit në Vlorë Kreshnik Lilaj.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ai ndodhet në spitalin Rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën ndërsa akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. Sipas informacioneve nga policia, Lilaj ka qenë nën efektin e alkoolit në normën 0.7 nga 0.2 që duhet te jetë normalja.

Me mjetin e tij Lilaj doli nga rruga, përplasi 11 mjete të parkuara në rrugën Transballkanike, ndërsa makina fluturoi në ajër. Fatmirësisht Lilaj pësoi vetëm disa dëmtime dhe nuk pati persona të tjerë të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb