Shoqëria civile po mban sot një protestë të heshtur para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Para SPAK, përfaqësues të shoqërisë civile kanë zgjedhur të protestojnë përmes disa mesazheve pikante, duke vënë në lëvizje këtë organ të lartë të drejtësisë.

“Ku është floriri i Kërrabës?”; “Pse u lejua vizita e kryeministrit të Greqisë për të vizituar Himarën?”;
“Përse nuk kërkon kryeministri i Shqipërisë të vizitojë Çamërinë?”; “Kush e pengon votën e diasporës?”;
“Kush ja fali Detin Greqisë?”; “Pse e vranë Kosta Trebickën?”; “Kush e vrau Remzi Hoxhën, e duam trupin”, kanë qenë disa prej pankartave të kësaj proteste të heshtur.

“Objekt i kësaj proteste është nxitja e mbështetja e punës së Institucioneve të drejtësisë e veçanërisht të Strukturës Antikorrupsion, në drejtim të hetimit, zbulimit e ndëshkimit të krimeve, të krerëve më të lartë të politikës e drejtësisë shqiptare, në këto 30 vite demokraci. Qytetarët shqiptarë kërkojnë me insistim, që ata politikanë që kanë vjedhur e kanë vënë dorë mbi pasurinë e popullit, të hetohen, të çohen në sallën e gjyqit, tu konfiskohet pasuria e të dënohen për fajet që i kanë bërë popullit shqiptar…”, thuhet në njoftimin e Unionit të shoqërisë civile dhe këshillit organizativ të Kuvendit Kombëtar shqiptar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb