Rastet e reja në Kosovë janë përqendruar në 4 komuna. Mësohet se në komunën e Vushtrrisë janë 14 raste të reja, por kjo komunë nuk është e vetmja.

Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetësisë Publike, sot më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 172 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Si rezultat, siç është bërë e ditur më tej, me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 27 raste. Në këtë drejtim, thuhet se rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: