Vijon ende numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në mbarë vendin.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se nga numërimi i votave të deritanishme në Qarkun e Durrësit nga radhët e Partisë Socialiste kryesojnë Ergys Çyrbja dhe Rrahman Rraja.

Ndërkohë, sa i përket kryeministrit Edi Rama, i cili renditet i 8-i në listën e Durrësit, ka marrë një numër të vogël votash. Siç raporton gazetari Skëndaj, kryeministri Rama ka marrë numër rekord votash në Vlorë, ku edhe në këtë qark renditej i 8-i.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb