Dy vëllezër nga Wisconsi janë akuzuar për falsifikimin e kapsulave të cigareve elektronike që kanë shkaktuar 9 të viktima në SHBA dhe rreth 500 të prekur nga sëmundja e mushkërive, e cilësuar si sëmundja e cigareve elektronike.

Wisconsi Brothers
Wisconsi Brothers

Autoritetet amerikane kanë zbuluar skemën miliona dollarësh të falsifikimit të dy vëllezërve, e nisur prej janarit të 2018.

Tyler Huffhines, 20 vjeç, dhe vëllai i tij 23-vjeç Jacob Huffhines kanë pranuar se me një shumë prej 300,000 dollarësh kanë blerë fillimisht sasi të mëdha vaj THC për biznesin e tyre të paligjshëm ku arrinin të prodhonin deri në 5000 kapsula të falsifikuara në ditë. Këto kapsula ata i shisnin më pas në Kaliforni me një çmim prej 2, 50 dollarë copa.

Gjatë kontrollit të bërë në mjedisin e tyre të punës, të marrë me qira nën një identitet të rremë,  policia amerikane ka sekuestruar 98,000 kapsula të pa mbushura, si dhe 59,000 dollarë kesh, 57 kavanozë të mbushura me vaj THC të rafinuar dhe më shumë se 18 Kg marijuanë.

Viktima e parë e identifikuar nga përdorimi i kapsulave të falsifikuara për cigaret elektronike u njoftua në Gusht, kur Departamenti i Shëndetit Publik në Ilinois lëshoi një deklaratë duke thënë se personi ishte shtruar në spital me “sëmundje të frymëmarrjes”. Rastet e sëmundjeve të lidhura me Vaping janë identifikuar dhe në 11 qarqe të tjera.

Këto raste nxitën nevojën e hetimit nga autoritetet amerikane. Një prej pistave të tyre të hetimit ishte se të prekurit nga sëmundja misterioze, kishin konsumuar produkte të shitura nga shitës të paautorizuar. Në tregun e zi ishin identifikuar kapsula për përdorim me cigaret elektronike që mbanin në brendësi të lëngut përmbajtje droge.

Kjo situatë nuk ka lidhje me produktet e duhanit me ngrohje që nuk shiten ende në SHBA. Kjo pasi fijet e duhanit përbëhen prej duhanit të vërtetë dhe janë të prodhuara në mënyrë të atillë sa është pothuaj i pamundur modifikimi i tyre.

Ndryshimi mes dy kategorive alternative të duhan pirjes, është se cigaret elektronike funksionojnë në baze të nikotinës së lëngshme që gjendet në kapsula, ndërsa duhani me ngrohje përmes marrjes në nikotinës si pjese natyrale te gjetheve te duhanit qe ngrohen, nuk digjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb