Sipas të dhënave që vinë nga Transparency International, kur flitet për lobimin e kompanive teknologjike në Evropë, Microsoft është ai që shpenzon më shumë.

Gjigandi i softuerit ka patur 84 takime të nivelit të lartë që nga 2014-ta me Komisionin Evropian dhe shpenzuar 4.5 milion Euro duke lobuar.

Afër është Google, kompania e cila u godit nga Komisioni Evropian me një gjobë marramendëse prej 2.6 miliard Eurosh për praktika të pandershme në rezultatet e kërkimit.

Gjigandi i kërkimit online ka shpenzuar 4.25 milion Euro në 153 takime të nivelit të lartë.
chartoftheday_11578_us_tech_giants_lobbying_in_europe_n
Amazon vjen në vendin e tretë me 1.75 milion Euro, ndjekur nga Facebook dhe Apple me nga 1 milion Euro respektivisht, njofon CIO Albanian.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: