Leonardo DiCaprio i konsideron prindërit e tij, George dhe Irmelin, më meritorët për suksesin e tij duke theksuar se stili i jetës së tyre jokonvencionale ndikoi në formimin e personalitetit të tij dhe karrierës së aktrimit.

Hamshori hollivudian është jashtëzakonisht i afërt me të dy prindërit Irmelin Indenbirken dhe George DiCaprio, ndërsa nëna e tij shpesh vjen në qendër të vëmendjes si një shoqëruese e aktorit në ngjarje të ndryshme dhe ceremoni çmimesh. Megjithatë, babai i tij luajti rolin më të rëndësishëm kur erdhi puna për të zgjedhur profesionin e djalit të tij.

George ishte një artist i performancës dhe shpërndarës i librave komikë, derisa Leo rritej. Në anën tjetër, nëna e tij është aktore dhe producente gjermane.

Edhe pse ajo dhe George u shkurorëzuan kur aktori ishte vetëm njëvjeçar, Leo ka treguar se të dy prindërit e rritën atë në një mjedis që mund të konsiderohet “farefisnor”.

Jo vetëm që babai i dha këshilla, besim dhe mbështetje në karrierën e tij, por që në moshë të re, ai e ekspozoi ndaj një game të gjerë njerëzish dhe mënyrave të jetesës.

DiCaprio u rrit në një mjedis të pazakontë me prindërit e tij të cilët dikur i përshkroi si “bohem në çdo kuptim të fjalës”.

“Në rininë time, isha i ekspozuar ndaj subkulturës më të egër të hipit, së bashku me komikët Fabulous Freak Brothers, Zap dhe Weirdo”, ka rrëfyer Leonardo për USA Weekend në vitin 2010.

George gjithashtu e merrte djalin në koncerte të muzikës rok që është edhe ndër kujtimet më të hershme të fëmijërisë së aktorit.

Kur DiCaprio ishte 20 vjeçar, ai u bë mjaft i famshëm jo vetëm për rolet e shumta në shfaqjet televizive, por edhe për rolet e tij në filmin “What’s Eating Gilbert Grape” dhe “The Basketball Diaries”.

Pjesë e suksesit të Leonardos ka qenë gjithmonë zgjedhja e skenarëve që e sfiduan atë si aktor ose kishin një histori bindëse, në krahasim me kapjen e parave ose emrave të mëdhenj, ndërsa George luajti një rol të madh në atë vendimmarrje.

Babai ishte zakonisht ai që lexonte skenarët për djalin e tij, duke vendosur se cilët do t’i shqyrtonin. George do ta inkurajonte të ndiqte projekte të caktuara në vend të të tjerëve. Babai gjithashtu formoi pikëpamjen e përgjithshme të djalit të tij për botën.

“Ne mendojmë se ai është në fakt një jashtëtokësor, i lidhur në një mënyrë tjetër nga ne. Diçka po ndodh brenda tij që ne nuk e kuptojmë”, ka theksuar George për djalin e tij.

Në janar të viti 2016, Leo i tha The Telegraph se ishte “plotësisht borxhli ndaj prindërve të tij në çdo mënyrë” dhe më parë i kishte zbuluar për Access Hollywood se “nuk do të kishte bërë asgjë nga këto nëse nuk do të ishin prindërit e tij”.

Një falënderim i veçantë për nënën, për të cilën DiCaprio ka thënë: “Ajo e mbështeti këtë fëmijë të vogël, i cili në moshën 12 vjeçare tha: ‘Unë dua të bëhem aktor’, gjë që është qesharake, dhe ajo më çoi në të gjitha ato audicione, ajo është arsyeja e vetme që unë mund të punoj atë që bëj”.

/Telegrafi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb