ELBASAN

Elbasani është tronditur mbrëmjen e sotme nga një vrasje e trefishtë. Tre persona u ekzekutuan në një atentat.

Ngjarja ndodhi në Bradashesh, ndërsa tre viktimat ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

“BalkanWeb” mëson se dy nga viktimat janë Endrit Alibej, 34 vjeç dhe Arben Dylgjeri 56 vjeç nga Elbasani, ndërsa viktima i tretë është Erdal Duranay (shtetas turk) 51 vjeç.
Dyshohet se ngjarja ka lidhet me larje hesapesh mes bandave.

Njoftimi nga policia:
Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve.

Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere.
Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes.

Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb