Teksa në vendin tonë mbërritën 975 vaksinat e para anti-covid të kompanive Pfizer dhe Biontech, mister ngelet vendi donator që ia bëri këtë dhuratë Shqipërisë.

Në një intervistë për ‘News24’, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publike, Albana Fico deklaroi se vendi i BE-së që dhuroi këto vaksina ka kërkuar që të ruhet konfidencialiteti, procedurë që po ndiqet dhe në shumë vende të tjera të botës. Sipas Ficos, kjo gjë u bë e ditur dhe nga kryeministri Edi Rama.

Ndër të tjera Fico garantoi se cilësia e vaksinës është maksimale dhe se janë respektuar të gjitha procedurat doganore dhe ato të transportit në kushte frigoriferike. Po ashtu Fico tha se pritet që të vijnë edhe 2000 mijë doza të tjera, ndërsa shtoi se në këto 4 ditë që po aplikohet vaksinimi, nuk është paraqitur asnjë anomali.

PJESË NGA INTERVISTA
Sa vaksina kanë mbërritur në Shqipëri? Kush na i dhuroi?

Është thënë dhe më parë, janë 975 doza të vaksinës Pfizer dhe Biontech. Sa i përket debatit i cili është i natyrshëm, ne kemi të njëjtën procedurë dhe jemi vendosur, qeveria shqiptare e ka prurë dhe është vendosur përpara një klauzole; atij të konfidencialitet. Kjo është kërkesa e shtetit të BE që e ka dhuruar. Është praktikë që nuk ndodh vetëm për Shqipërinë. Por me atë çka unë kuptoj është praktikë që ka ndodhur dhe ndodh në vendet e tjera. Nga ana tjetër edhe si qytetarë, edhe si autoritete shëndetësore do të donim të Dinim më shumë. Por kryeministri e tha vetë ditën e parë të fushatës së vaksinimit se; klauzola e vetme është kërkuar nga vendi dhurues. Kemi 975 doza.

Jeni në dijeni të asaj që ka transmetuar më herët News24. Kemi siguruar vendin eksportues, që është Gjermania. Dimë që vaksinat janë Pfizer dhe se janë sjellë ‘dorazi’.
E para unë besoj se çështja e debatin të vaksinës është e lidhur me sigurinë e saj. Për të gjithë ne që kemi punuar kaq gjatë se të diturit të vendit të origjinës e shton sigurinë. S’kam tendencën që të dyshoj në bëmat e qeverisë tonë, ka qenë zgjedhje e jona për të pasur këta njerëz në qeveri. Kur kërkohet një marrëveshje konficendialiteti është e vështirë që ta përthyesh atë. Kur janë zhdoganuar, ka certifikatë për vaksinat. Nuk janë shkelur procedurat e hyrjes së vaksinave në Shqipëri. Elementet janë disa modalitetit për të cilat do të ishte e padrejtë nga ana ime që t’i komentoja. Më lejoni mos të komentoj unë për atë fushë që është larg asaj që bëj.

S’mund të na thoni asgjë se nëse X punonjës i Pfizer ka marrë në dorëzim vaksinat e ka sjellë me avion, apo dhe disa punonjës të ISHP i kanë marrë dhe i kanë dorëzuar në kushte frigoriferike?
Këto dy skenarë, po të kem një gjë në dijeni që është jashtë klauzole, e them. Vaksina ka ardhur në kushte të ruajtura në mënyrë specifike. Nuk hamendësoj se kush e mori dhe si e solli. Çdo institucion ka detyruat e veta. Kur bëhen praktikat doganore dhe vaksina e ardhur është në kushte optimale, dhe tregon se në kohën e transportin s’ka rënë temperatura nën 70 gradë, për mua janë siguria e cilësisë optimale të vaksinës. Por kryeministri në një moment kur e ndoqa në ditën e parë tha se; ‘mezi pres ditën në të cilën do të duhet të çlirohemi nga ky detyrim për të mbajtur këtë klauzolë konfindencialiteti dhe të falënderoj donatorin’. Për mua është me rëndësi të them; vaksina ka ardhur në ISHP në kushte optimale. Jemi të sigurt se nuk ka pasur gjatë transportimit dhe s’kemi dyshime se kjo vaksinë ka humbur vlerën e saj. Dy janë elementet kryesore; prodhimi nga kompania dhe transporti. Ne s’kemi cilësinë për Pfizer, por dhe nga ana tjetër s’kemi dyshim as për transportin optimal të saj.

Këtë infrastrukturë të vaksinave e keni ngritur për këtë ditë apo e keni pasur?
ISHP, është institucion që punon çdo ditë dhe ka qenë që në krye të pandemisë, institucioni që vuri në gatishmëri mbetet e mbrojtjes personale. Ai është një frigorifer që e kemi pasur. Kemi dhe frigorifer -80. ISHP është përgjegjës për të shfrytëzuar këtë infrastrukturë. Ndërkohë që në procesin e sjelljes së vaksinës se re, ajo që është në ruajtje, del për aplikim. Është një punë që pas kuintave janë një armatë punonjësish të cilët po kujdesen që vaksinat të ruhen në kushte optimale dhe të vazhdojë procesi i vaksinimit.

Sa njerëz do mbulojnë nga ky donacion?
Pfizer kërkon dy doza vaksinash, me 21 ditë diferencë. 975 pjesëtim për 2.

Kur pritet të mbërrijnë vaksinat e tjera?
në dijeninë time duhet të vijnë dhe 2000 dozash të tjera. Pra prodhohet dhe më pas ka struktura ndërkombëtare logjistike që i bëjnë gati për transport. Një pjesë do vijnë në fund të janarit. Ne kemi të garantuar sipas marrëveshjes vaksina për 800 mijë shqiptarë. Ne kemi përgatitur planin e vaksinimit, që është një dokument që përfshin disa elementë. Ky plan prej 28 faqesh ka si elemente prioritizimit të grupeve të vaksinimit. Dokumenti që quhet plan vaksinimi ka prioritizimin. Nuk është një e rënë në laps, por një punë e tërë. Sot kemi një vaksinë vetëm me të cilën kemi filluar.

Kategoritë që përjashtohen nga vaksinimi?
Kjo vaksinë përjashton gratë shtatzëna apo të që ushqejnë me gji, apo ata që kanë alergji të ndryshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb