Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me aksionin e IKMT-së te “Prestige Resort”, teksa ka thënë se ky sulm është një shantazh i pastër ndaj medias e fjalës së lirë në vend.

Ajo shtoi se dukshëm gjithkush që nuk i bindet Ramës shpallet armik i pushtetit dhe sulmohet me të gjitha mjetet.

Dhori shkroi më tej se është e neveritshme se si njeriu që duhet të jetë garant i qeverisjes dhe funksionimit të këtij shteti është në realitet strumbullari, ku lidhen dhe zgjidhen vetëm interesat partiake, politike e personale të tij e njerëzve të afërt me të.

Postimi i plotë:
Sulmi i IKMT ndaj Prestige Resort, eshte nje shantazh i paster ndaj medias dhe fjales se lire ne kete vend;

Dukshem gjithkush qe nuk i bindet Rames, shpallet armik i pushtetit dhe sulmohet me te gjitha mjetet!

Si perfaqesuese e qytetareve mbroj ligjin dhe te drejten, njesoj dhe ne cdo kohe, per cdo qytetar apo biznes!

Eshte e neveritshme, sesi njeriu qe duhet te jete garant i qeverisjes dhe funksionimit te ketij shteti, eshte ne realitet, strumbullari, ku lidhen dhe zgjidhen vetem interesat partiake, politike dhe personale te tij e njerezve te afert me te!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb