“Kush nuk pranon që të vaksinohet, nuk do të ketë shërbim falas nëse infektohen me covid”.

Ky është njëri nga opsionet që autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut do ta shqyrtojnë, e që është e mundur të vendoset nga muaji shtator. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se deri atëherë theksi do të jetë në fushatën mbi rëndësinë e vaksinimit të popullatës.

“Tani vendosim theks të fuqishëm në fushatën për rëndësinë e vaksinimit ja dhe vaksinimi në terren i cili do të fillojë të hënën. Theks të veçantë vendosim në komunën e Shuto Orizares, si dhe vendeve të tjera rurale nëpër qytete tjera të vendit – deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.
Ndërkaq sot kanë arritur 100.000 doza të vaksinës Astra&Zeneca donacion nga Greqia. Numri i qytetarëve të vaksinuar me dy doza deri më sot është rreth 250.000 mijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb