KAKAVIJË

Qeveria Greke po aktivizon një masë shtesë, sipas së cilës ata që zbulohen pozitivë në kontrollet e kryera në kufijtë tokësorë të vendit, nuk do të lejohen të hyjnë në vend për arsye të mbrojtjes së shëndetit publik.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se që nga hapja e kufirit me Shqipërinë në fillim të majit, qeveria greke nuk ka arritur të vendosë një sërë masash thelbësore.

“Në intervale të rregullta qeveria merr vendime disa prej të cilave janë të vështira për t’u zbatuar dhe krijojnë probleme serioze në udhëtime”, thuhet në njoftimin e medias greke.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb