Në Itali ka pllakosur heshtja, eliminimi i papritur nga Maqedonia e Veriut ka sjell një atmosferë shumë negative duke vendosur në pikëpyetje të fortë të gjithë projektin e nisur me Roberto Mancinin.

Si të mos mjaftojë kjo, Italia është e detyruar të luaj një sfidë me Turqinë, një miqësorë që po kthehet në “hall” me vetë. Një pjesë e mirë e klubeve kanë shtuar edhe më shumë presionin mbi Gravina, presidenti i Federatës italiane, pasi kërkojnë që lojtarët e grumbulluar të kthehen menjëherë në klubet respektive.

PSG për shembull kërkon që Verratti të rikthehet menjëherë në Paris për tu vendosur në dispozicion të trajnerit Pochettino. Ka edhe raste si Portugalia që e kishin vendosur që në fillim, në rast eliminimi nga Turqia lojtarët më të rëndësishëm do të ktheheshin në klubet e tyre.

Nga grumbullimi i përfaqësueses italiane kanë ikur Gianluca Mancini, pas një problemi muskulor, Berardi, Jorginho, Immobile, Insigne dhe Luiz Felipe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: