Analisti Eduard Zaloshnja foli në një lidhje për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, për vaksinën e AstraZeneca dhe dyshimet se shkakton mpiksje gjaku.

Zaloshnja u shpreh se do ta bënte vaksinën e AstraZeneca, duke shtuar se kush nuk e do, le të ja japë atij. Mes të tjerash, Zaloshnja theksoi se probabiliteti që të vdesësh nga vaksina e AstraZeneca, është më i vogël se të vdesësh nga rrufeja në kokë.

“Çdo vaksinë ka efekte anësore. Unë nuk dal nga shtëpia pa bërë vaksinën, kush nuk do ta bëjë, le të ma jap mua. Në mbi 52 mijë njerëz që e kanë marrë vaksinën, 72% nuk kanë pasur efekte fare. 82% e atyre që kanë marrë këtë vaksinë nuk janë sëmurë me Covid, por kanë pasur simptoma të lehta gripi. Ndërsa është 95% e sigurt që ata që bëjnë këtë vaksinë, nuk kanë për të vdekur.

Nga të dhënat zyrtare nga sistemi më i mirë shëndetësor në botë në Britani, kanë vdekur nga vaksina AstraZeneca 1 për 1 milionë. Probabiliteti i vdekjes nga kjo vaksinë është i ngjashëm me probabilitetin e vdekjes nga rrufeja, duke ecur në rrugë. Njeriu vdes nga rrufeja, se i bie në kokë, por ata që kanë vdekur, nuk kanë vdekur nga vaksina. Ne mund të kemi gjithsej dy raste të vdekjes pas vaksinës. Probabiliteti që dikush të vdesë pas vaksinës është më i vogël, se sa të bjerë rrufeja duke ecur rrugës. Nëse do të mbrohesh nga rrufeja, qëndro në shtëpi”, tha analisti Zaloshnja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb