Në Serie A po vijojnë kontrollet nga ana e inspektorëve të Prokurisë së Federatës Italiane të Futbollit, të thirrur në detyrë për të bërë të mundur që të respektohet protokolli Covid-19 nga ana e të gjithë klubeve. Juventus dhe Sampdoria janë dy të fundit në rendin kohor. Deri më tani nuk ka dalë asnjë shkelje e veçantë, por të gjithë duket se janë dakort që të mos bëjnë me “hile” në këtë pikë.

Natyrisht, një dorë në këtë çështje e dha edhe mbledhja e Komitetit të Presidencës së FIGC, prej së cilës ka dalë një propozim, i cili do të diskutohet në Këshillin Federal ditën e hënë.

Në thelb, klubet që nuk do të respektojnë protokollin, do të përjashtohen nga kampionati, pa bërë zë fare madje! Një ndëshkim i rëndë ky që për tre ditë mund të bëhet “ligj”. Ky vendim vjen si konfirmim i faktit që bota e futbollit nuk dëshiron që të ta shohë veten të ndalet sërish për faj të ndonjë “dinaku”…

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb