Fitorja e Shqipërisë U-21 në Reykyavik kundër bashkëmoshatarëve të Islandës është kthyer në një festë nga stafi kuqezi. Djemtë e drejtuar nga Alban Bushi shënuan 3 gola për tre pikë duke marrë një rezultat shumë të vlefshme që jep shpresë për një kualifikim të mundshëm.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video ku shfaqet i gjithë stafi kuqezi që dhomat e zhveshjes së stadiumit i ka shndërruar në tribunë të mirëfilltë. Kjo fitore ka gëzuar pamasë U-21 të cilat sipas FSHF janë favorit për një kualifikim të mëtejshëm.

Postimi i FSHF

U-21, skuadra e Bushit merr nje fitore shume te rendesishme 2:3 ne Reykyavik. Nje sukses me shume se sa i merituar i kesaj skuadre e cila mbetet nje favorite potenciale per nje kualifikim per me tej.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: