Moderatorja Bora Zemani festoi 30-vjetorin e lindjes në një festë të organizuar me miqtë e saj. Dhë në ditën e saj të lindjes, fansat e prezantueses s’ka lënë pa “ngacmuar” ish të dashurin e saj, Donald Veshaj, të cilit i kanë dërguar në shtëpinë e Big Brother një parashutë ku shkruhej: “Dashuria kurrë nuk duhet të jetë një sekret, 9 janar”.
Pas kësaj, aktori i ka shpjeguar të dashurës së tij, Beatrix Ramosaj kuptimin e kësaj date dhe këngëtarja e ka mirëkuptuar Donald Veshajn.

“Është historia jote. Është një gjë që e ke jetuar, është pjesë e jotja. Mërzitem për budalliqe këtu, jo për gjërat jashtë”, tha ajo gjatë bisedës me aktorin, me të cilin nisi romancë gjatë qëndrimit në BBV.

Ndërkohë nga ana tjetër edhe Bora Zemanit s’kanë lënë pa ia kujtuar faktin që Beatrix Ramosaj i mori nga duart partnerin e saj, gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së BBV.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë festës së ditëlindjes së moderatores, këngëtarët Klajdi Haruni dhe Bruno kanë afruar moderatoren pranë vetes dhe nisën të këndonin këngën: “Kush të ndau prej meje, kush ta mbushi mendjen?”.

Por, Bora Zemani është larguar nga dy këngëtarët duke qeshur dhe e ka marrë situatën me sportivitet, ose të paktën kështu dukej para kamerave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb