Ndonëse në këtë kohë pandemie dasmat janë të ndaluara për shkak të rrezikut nga Covod-19, video të eventeve të tilla qarkullojnë në rrjetet sociale.

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, është parë duke marrë pjesë në një aheng familjar.

Në një video që e ka siguruar KALLXO.com, Rexhaj shihet duke kërcyer në këtë dasmë.

“Kemi marrë pjesë në një aheng të ngushtë familjar të mikut tonë, në shtëpinë e tij dhe me familjen e tij”, ka thënë Rexhaj.

Ndërsa në mbledhjen e 28 korrikut të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që të ndalohen mbledhitë apo ahengjet e tilla familjare apo private. “Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: