Aktorët e Teatrit të Korçës rrëqethin qytetarët shqiptarë, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

Ata kanë zgjedhur të përcjellin disa vargje tepër emocionale për t’iu dhënë zemër qytetarëve që të mposhtin situatën e COVID-19.

Duke folur në një lidhje me “Skype” për News24, Zamira Kita tregoi poezinë që artistët kanë zgjedhur për të përcjellë mesazhin e tyre te qytetarët.

“Ne kemi zgjedhur të përcjellim jo vetëm art, por edhe mesazhe. Prandaj, poezitë i zgjedhur në një mënyrë që kujtdo që ja tregojmë thotë ‘oh, sa mirë’. Poezitë i hulumtojmë, i zgjedhim mirë, i përcjellim në familjet e të gjithëve, pastaj montazhieri na i bën me shumë art.

Ne e kemi titulluar poezinë “Me krahë”, se pse kemi dashur që cdokush të fluturojë me krah për të marrë mesazhin, dashamirësinë tonë për të qenë më mirë nesër, që ta kalojmë me sukses këtë situate” tha Kita.

Më tej, aktorja shtoi se konfirmimi i rasteve të para të konfirmuara në Korë ka ngjallur mërzi dhe trishtim.
“Nuk po përjetohet mirë, ka trishtim e mërzi. Korçarët kanë qenë të sensibilizuar, të gjithë të mbyllur në shtëpi, por rastet e shtuara na bëjnë edhe më të përgjegjshëm. Por, shëndetësia në Korçë funksionon më së miri, janë marrë tamponë, iu kërkohet qytetarëve të kërkojnë në karantinë”, shtoi aktorja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb