BRITANI- Ministri britanik i Shëndetësisë, Jeremy Hunt u emërua sot në mbrëmje ministër i Punëve të Jashtme pas dorëheqjes së euroskeptikut, Boris Johnson, i cili ishte në kundërshtim me orIentimet e kryeministres, Theresa May në çështjet e Brexit, njoftoi “Downing Street”.

“Mbretëresha është e lumtur të miratojë emërimin e (…) Jeremy Hunt si ministër të Punëve të Jashtme dhe të Komonuelthit”, njoftoi zyra e kryeministres Theresa May në një komunikatë.

Jeremy Hunt kishte mbështetur qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb