TIRANE– Ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dritan Sejko ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili urdhëroi inspektorët të mos vënë gjoba pa i argumentuar si duhet, pasi në të kundërt kush vendos gjoba do të ikë nga puna. Sejko thotë se Rama dhe ministri Niko Peleshi kanë informacione dhe këshilla të pasakta, arsyet e të cilave i ka përmbledhur në 4 pika kryesore.

Reagimi i ish- drejtorit të AKU:
Pas deklaratave te Kryeministrit Rama dhe Ministrit Peleshi, jam plotesisht i bindur qe kane informacione dhe keshilla krejtesisht te pasakta, per arsye qe po mundohem t’i them shkurtimisht.
1-Kontrolli ne dogana nga AKU eshte nje praktike qe e ka cdo vend i pavarur ne kete planet. (Ne qofte se nuk do kishte kontroll ne dogana me rastin e skandalit te mishit te Brazilit, Shqiperia do kalonte ne kolaps te sigurise ushqimore e per rrjedhoje ne kolaps te sigurise kombetare).
2-Persa i perket gjobave qe ka vene AKU, po ju rikujtoj nje statistike te publikuar se fundmi te sezonit turistik ku jane bere rreth 3000 inspektime nga te cilat jane vene rreth 20 gjoba dhe jane kryer afro 900 paralajmerime, cka do te thote qe synimi ka qene sensibilizimi dhe informimi i biznesit dhe jo ndeshkimi. (Ndoshta kjo info nuk i ka shkuar Ministrise nga keshilltaret?!)
3-Per therjet ne rruge AKU ne baze te ligjeve ne fuqi nuk ka asnje te drejte ligjore me shume se cdo qytetar i Republikes se Shqiperise, pra te njoftoje Policine e Shtetit dhe ate Bashkiake. (Gje e cila eshte bere vazhdimisht).
AKU aktualisht eshte e pafuqishme te veproje ne qofte se nuk ndryshon baza ligjore dhe nuk mbeshtetet nga Qeveria me infrastrukture ndihmese. (AKU neper drejtori rajonale nuk ka asnje mjet transporti, drejtoria e pergjithshme e disa drejtori rajonale ushtrojne aktivitetin ne kushte te mjerueshme pune).
4- Persa i perket pajisjeve laboratorike te pavena ne pune, do te doja t’i sillja ne vemendje Kryeministrit qe i kane dhene informacion absolutisht te pavertete. (Ndoshta “informuesit” i referohen pajisjeve laboratorike te trasheguara ne dekada nga drejtorite e bujqesise qe kane po aq kohe qe jane jashte funksionit per efekt amortizimi.) Pa dashur te zgjatem me, uroj qe vemendja e Qeverise ndaj AKU-se te mos mbetet vetem ne pjesen e propagandes, por te jete reale, sepse pavaresisht se pjesen me te madhe te mandatit te kaluar drejtimin e AKU-se e ka patur vete partia e Kryeministrit, prape se prape nuk ka patur fare vemendjen e Qeverise.
“Te pakten nje pune te mire e paskemi bere, e kemi bere AKU-ne çeshtje Kombetare ashtu sic e meriton te jete ne fakt!” AKU, qe te funksionoje ashtu si i ka hije nje institucioni te nje Shteti qe aspiron te jete pjese e vendeve te Bashkimit Europian, ka nevojen e mbeshtetjes reale te Qeverise se vet, por edhe te te gjithe qytetareve te ketij vendi. Uroj dhe shpresoj qe kjo te ndodhe realisht!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: