Deklarata e kryeministrit britanik, Rishi Sunak është pritur me kritika nga Laburistët por edhe nga grupet e të drejtëve të njeriut, duke thënë se qëllimi është shmangia  e përgjegjësisë së azilit, në mënyrë që ta marrin përsipër të tjerët.

Sipas tyre ‘qeveria britanike po shmang përgjegjësisë e azilit që pret ta marrin të tjerët me plane të reja për të shtypur kalimet me varka të vogla’.

Organizatat bamirëse të refugjatëve i kanë përshkruar gjithashtu planet si “të kushtueshme dhe të pazbatueshme” dhe thanë se ato “nuk premtojnë asgjë përveç më shumë demonizim dhe ndëshkim” të azilkërkuesve.

Sekretarja e Brendshme e vendit, Suella Baverman t pritet të publikojë të premten legjislacionin e premtuar për njerëzit e që kalojnë Kanalin e La Mansh.

Një ndalim për personat që vijnë ilegalisht në Britani nga kërkesa për azil besohet të jetë një ndër propozimet që parashtrohen në një projekt-ligj të ri të migracionit të paligjshëm.

Rishi Sunak e ka bërë ndalimin e kalimeve të emigrantëve në Kanal një nga pesë prioritetet e tij në detyrë, duke premtuar se do të prezantojë ligje të reja për të “siguruar që nëse vini në këtë vend ilegalisht, të ndaloheni dhe të largoheni me shpejtësi”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb