Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një ligj që zgjeron kufizimet mbi atë që Kremlini e quan “propagandë LGBTQ”, duke e bërë në mënyrë efektive çdo shprehje publike të asaj sjelljeje apo stili jetese të paligjshme në vend.

Sipas ligjit të ri, kushdo që përhap informacione që mendohet se është një përpjekje për të promovuar homoseksualitetin në internet ose në filma, libra ose reklama mund të gjobitet rëndë.

Ky ligj është një zgjatim i atij të mëparshëm që ndalonte “propagandën” homoseksuale ndaj fëmijëve. Autoritetet tashmë po e përdornin atë për të ndaluar “paradat e krenarisë” ose për të arrestuar aktivistët e të drejtave të homoseksualëve.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ligji i ri synon të margjinalizojë plotësisht të ashtuquajturat stile jetese “jotradicionale” të homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb