Emi është kushërira e Elion 9-vjeçar. Në shtëpinë e mbetur bosh pa njerëz të Elios ajo tregon sesi prindërit zbuluan që biri i tyre kishte tumor.

“Në shtëpi nuk ka njeri, është e mbyllur. Të gjithë kanë ikur në Gjermani. Prindërit dhe vëllai i vogël i Elios është 4 vjeç. Gjithçka filloi një vit për parë kur Elio u rrëzua dhe dëmtoi gjurin e majtë. E dërguam në spital bëri një grafi tregoi që kishte një problem në kockë, mjekët nuk na thanë shpresë që të bënim një ndërhyrje brenda vendit. Pas frikës së prindërve u detyruan ta dërgonin në Gjermani dhe pas biopsisë që iu bë rezultoi që ishte tumor. Ishte shumë e rëndë për familjen. Iu nënshtrua më vonë kimioterapive . Ai iu nënshtrua pesë kimioterapive. Fatmirësisht çdo gjë rezultoi me sukses dhe mjekët dhanë shpresë. Pas një kontrolli rutinë që iu bë pas një muaji pasi Elio shkoi përsëri bashkë me familjen në Gjermani rezultoi që sëmundja ishte rikthyer. Kjo ishte një shok për të gjithë në, familja është shumë e mërzitur Elio duhet t’i nënshtrohet transplantit të palcës kurrizore. Palcën do t’ia dhurojë vëllai i vogël. Ai do jetë dhuruesi, por shuma e operacionit është shumë e madhe. Familja nuk mund ta përballoi dot. Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të ndihmojnë jetën e një djali të vogël. Ai ka nevojë për të gjithë ne”, tha kushërira e Elios.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: