Kushëriri i gjyqtarit Shkëlqimi Miri (i akuzuar për korrupsion), Kujtim Miri nuk ka pranuar të japë informacion për Prokurorinë e Krimeve të Rënda.   Kujtim Miri dyshohet të ketë qenësekser në rastin e  lirimit të Gentian Dodës.

Të premten është shoqëruar për tu marrë në pyetje, Kujtim Miri në ambientet e krimeve të rënda për shkak të gjendjes sime shqëndetësojre nuk jap shpjegime si pasojë e gjendjes shëndëtësore që kam, raportoi gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb,

“Nuk jam mirë nga gjendja shëndetësore. Shpjegimet do t’i jap në një moment të dytë,” tha ai. 

Gjyqtari Shkëlqim Miri gjithashtu ka apeluar kërkesën “Arrest me burg”. Ai ka kërkuar masë të lehtë për shkak të shëndetit. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri ndodhet pas hekurave, nën akuzën për korrupsion.

Pak ditë më parë Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjyqtarin

Prokuroria e Përgjithshme po hetonte gjykatësin Shkëlqim Mirin prej gati një viti, me dyshimet se ishte korruptuar nga Gentian Doda në këmbim të lirisë. Hetuesit dyshonin se ky i fundit ka paguar një shumë lekësh për gjykatësin që ndryshoi kualifikimin e vrasjes së Gazmir Dedjas në Burrel, në vitin 1997, nga vrasje, në plagosje e rëndë me dashje.

Policia i gjeti këtij të fundit një shumë të konsiderueshme parash në banesë, plot 300 milionë lekë, shumë që ka habitur edhe vetë prokurorët, por hetimi për këtë rast nuk do mbetet me kaq. Të njëjtat burime thonë se të tjerë persona, edhe gjyqtarë mund të arrestohen. Gjatë kontrollit në banesë, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të kryer nga strukturat e Hetimit të Korrupsinit në Policinë e Shtetit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 174,810 euro; 10,149,000 lekë dhe 1,000 dollarë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb