Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, së bashku me Kryetaren e Kuvendit,  Lindita Nikolla dhe Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, vizituan shkollën e re “Ahmet Zogu”, e cila ofron kushte bashkëkohore për 1210 nxënës dhe 70 mësues, me laboratorët e biologjisë, fizikës, informatikës, 3 terrene sportive, sallën e shahut e pingpongut, një ambient për fëmijët me nevoja të veçanta.

Rikonstruksioni total i kësaj shkolle u bë me fondet e qeverisë në një kohë rekord prej afro 6 muajsh nga bashkia Kamëz.

Gjatë kësaj vizite ministrja Kushi u takua me mësues dhe nxënës të kësaj shkolle.

“Kjo ka qenë një nga javët më e bukura të punës sime, sepse e fillova ditën e hënë me përurimin e një shkolle në Kavajë, ‘Aleksandër Moisiu’, dhe po e mbyll javën me përurimin e një shkolle po aq të bukur ‘Ahmet Zogu’ në Kamëz. Do të doja që të gjitha javët e mia të ishin kështu, pasi nuk ka investim më të mirë se sa investimi në arsim.” – u shpreh Kushi.

Gjithashtu, Kushi, Nikolla dhe kryebashkiaku Suli kanë vizituar edhe kopshtin “Gjeniu i vogël” dhe çerdhen “Diell”, të cilat së bashku me shkollën janë 3 objekte arsimore të ndërtuara nga e para falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, me standardet më moderne për qindra nxënës dhe fëmijë të Kamzës.

Ministrja Kushi falënderoi kryetarin e bashkisë Rakip Suli për përkushtimin dhe punën në ndërtimin e dhjetëra institucioneve arsimore në Kamëz brenda një harku të shkurtër kohor.

5e234cc5 Ea7f 4eeb 9d66 D45cdf2aeabe

7d015441 D720 431a B5db 1d97f75fb8eb

818f7aee Ef9a 4958 86a6 F4bae77a8076

C14b0a19 56e5 4cb2 8657 Ec2942845908

8e74295a Ec82 4a9c Bfff 0e072bd27ebc

F7386474 83d1 4b6c A2b0 Ecfe60d333d2

5e234cc5 Ea7f 4eeb 9d66 D45cdf2aeabe Copy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb