“Pas përfaqësimit dinjitoz në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” prita me shumë kënaqësi në MASR, atleten Luiza Gega, një nga diamantet e sportit tonë elitar,- shprehet Znj. Kushi.

Ajo shton se Luiza është një ndër emrat që vijon të shkëlqejë dhe ka arritur rezultate të larta, duke ngritur flamurin shqiptar në gara ndërkombëtare. Shembulli i saj ka bërë që qindra vajza të motivohen dhe të ndjekin rrugën e suksesit të Luizës.

Në takimin e tyre janë diskutuar sfidat e sportit në vend dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së sportistëve elitarë.

“Dëshiroj ta falënderoj Luizën veçanërisht për mesazhet sensibilizuese që ka dhënë, si për “një sport të pastër”, ashtu dhe për “luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve”. Suksese të mëtejshme Luiza!” – e mbyll Ministrja Kushi mesazhin e saj rreth këtij takimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb