TIRANË

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, përmes një publikimi në rrjetin e saj social “Facebook”, ka prezantuar 40 maturantët me rezultatet më të larta në provimet e Maturës Shtetërore 2021.

Ajo shprehet se është krenare për punën e përkushtimin e tyre dhe i uron shumë suksese në në çdo hap të tyrin në të ardhmen.

Postimi i plotë:

Ju prezantoj me 40 maturantët me rezultatet më të larta në provimet e Maturës Shtetërore 2021!
Krenare për punën, përkushtimin dhe vullnetin e tyre për t’ia dalë me shumë sukses çdo sfide.
Besimplotë për të ardhmen tuaj, ju uroj shumë suksese në çdo hap!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb