TIRANE

‘Kushtet e BE janë tregues i dështimit të qeverisë së Edi Ramës.’ Kështu u shpreh sot kreu I PD Lulzim Basha në emisionin ‘Opinion’. Duke u ndalur në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kreu I PD theksoi se ishte plotësimi i kushteve që na bëri pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe jo rrethanat.

‘Rëndësi në këtë moment ka që shqiptarët të kujtohen se ne si komb, si shoqëri posedojmë kapacitetet e nevojshme, kur bëhemi bashkë, kur kemi një synim të përbashkët, kur kemi një qeveri të përgjegjshme për të arritur gjërat që ne na janë dukur atëherë të pamundura.

Dhe ky është mesazhi kryesor i këtij dhe i spoteve të tjera të ngjashme të. Pastaj mund të debatojmë këtu sa të doni në vetën e parë, në vetën e dytë, në vetën e tretë. E rëndësishme është që është që shqiptarët në këtë moment kanë nevojë të fitojnë betejën që kanë brenda vetes së tyre.’ U shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb