Analisti Alfred Lela ka thënë në emisionin “Real Story”, në News24, se nëntë kushtet e Gjermanisë ndaj Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian do t’i japin fund marrëveshjeve pas perdes dhe në interes të 3-4 personave, siç kanë ndodhur më parë në vendin tonë.

Ndërsa, analistët Fatos Lubonja dhe Arjan Vasjari janë bashkuar me mendimin se kriza politike nuk është shkaktuar nga sistemi zgjedhor.

Alfred Lela: Kushtëzimi gjerman, opozita duhet të ndihet e legjitimuar në betejën e saj për Reformën Zgjedhore. Marrëzia që ‘s’ka marrëveshje, nuk ulemi me Ramën’, mua më duket me i heq frikën vetes, nuk ka të bëjë me realitetin politik. Rezoluta për uljen e palëve në dialog duhet të ndodhë, duke garantuar një marrëveshje jo pas perdes dhe në interes të 3-4 personave.

Lubonja: Kjo krizë nuk na ka ardhur nga një Reformë Zgjedhore që nuk funksionon. Ne kemi ndryshuar sistemet. Problemi që ngre sistemi i fundit zgjedhor është se deputetët i emëron kryetari i partisë dhe nuk janë të zgjedhur. Kjo lë partitë e vogla të mos hyjnë, pra kemi ndarje pushteti mes PD dhe PS. Qëllimi i opozitës me daljen nga Parlamenti ishte të bindnin shqiptarët dhe ndërkombëtaret se situata në Shqipëri është anormale.

Vasjari: Kodi Zgjedhor nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi në krizën politike. Problemi i parë lidhet me rolin që faktori ndërkombëtar duhet të ketë në proces. Rama tha dje që përkthyes të huaj nuk do të marrë.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb