Kushtet e vështira klimaterike, kryesisht në zonat malore të vendit, kanë shkaktuar dhe avari në rrjetet elektrike.

OSHEE, njofton se është krijuar një avari në linjën 110 kV te OST, e për këtë arsye është stakuar përkohësisht Bulqizë-Peshkopi, aset i OST.

Pa energji elektrike sipas njoftimit kanë mbetur: N/St Kukës, Kalimash, Kalimash Tunel, Krume, Shupenzë, Peshkopi si dhe subjekte HEC të zonës.

Zonat pa energji janë qytetet Kukës me rrethinat, qytete Krume me rrethinat, Kalimash, Vojnik, Shupenzë, qytetet Peshkopi me rrethinat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb