Analisti Arion Sulo i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “Neës 24” tha se maxhoranca e KED e kanë paragjykuar presidentin Meta në dy raste.

Sulo u shpreh se Meta është paragjykuar nga maxhoranca, duke u nisur nga fakti se ka gjasa që kreu i shtetit të mos jetë dashamirës ndaj reformës në drejtësi. Po ashtu, Sulo u shpreh se një paragjykim i dytë lidhet me faktin se presidenti Meta do zgjidhte Xhaferllarin, duke qenë se kjo e fundit ishte më pranë PD-së.

KED i ka dërguar Metës dy lista, duke e paragjykuar presidentin pasi kanë idenë se nuk do reformën në drejtësi. Ky është paragjykimi i parë. Paragjykimi i dytë është se do zgjidhte zonjën Xhaferrlari, sepse ajo ishte më pranë PD.”, deklaroi Sulo.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb