TIRANË

Deputetja e opozitës së re parlamentare Rudina Hajdari është takuar me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Burime brenda grupit të opozitës së re bëjnë me dije se Rudina Hajdari është pritur në takim nga Presidenti Meta.

Po sipas këtyre burimeve, takimin me Kreun e Shtetit e kërkoi vetë znj. Hajdari dhe Presidenti e ka pritur me kënaqësi.

Nuk dihen detaje, por burimet sqarojnë se Presidenti Meta e falënderoi deputeten Hajdari për qëndrimet dhe iniciativat e saj parlamentare.

Kujtojmë se Hajdari ishte e vetmja deputete e cila i kërkoi Kuvendit t’i përgjigjej kërkesës së Presidentit për bashkëpunim për mënyrën e votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb