TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një  konference për shtyp komentoi procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tregoi edhe njëherë se procesi i zgjedhjes së tyre është caktuar qartë në kushtetutë, dhe ai nuk e ka shkelur atë. Kreu i shteti u ndal gjithashtu edhe tek zgjedhja e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, ndërsa shtoi se kjo është një përgjegjësi e Kuvendit dhe nuk kishte se pse ky institucion të mos bashkëpunonte me presidentin e Republikës.

Ai tha se disa individë të maxhorancës kanë punuar për të vendosur në situatë provokuese vetë Kreun e Shtetit.

“Unë jam shumë korrekt, sepse kushtetuta thotë shumë qartë që: vakancën e parë e plotëson presidenti, të dytën parlamenti, të tretin Gjykata e Lartë dhe kjo përtërihet në mënyrë të vazhdueshme. Radhitja nuk është rastësisht, por për të ruajtur balancat se si krijohet Gjykata Kushtetuese. Është e shprehur shumë qartë se presidenti nuk mund të bëj dy renditjen të parën dhe të dytën.  Duhet të kemi parasysh se ky proces ka qenë transparent nga presidenti i republikës, Presidenti nuk e konteston faktin se Parlamenti ka zgjedhur vakancën e dytë.  Kemi të bëjmë me një rrethanë provokuese për presidentin e republikës nga individë të maxhorancës në mënyrë që presidenti të vihet në këtë pozitë ose të bëhej një veprim që do ta anatemohej si shkelje kushtetuese, ose ti bënte një interpretim të marrëzive të tilla, se kështu na do qejfi ne dhe duam të rrëmbejmë edhe Gjykatën Kushtetuese. Presidenti ka dëshirë dhe vullnet dhe ka qenë promotor i zgjidhjes së vakancave, i ka kërkuar me shkrim zyrtarisht KED dhe ka njoftuar kuvendi që të merren masat për të respektuar rregullat, që mos të kemi cenim të Gjykatës Kushtetutës. Zgjedhja  e menjëhershme e dy anëtarëve është përgjegjësi e Kuvendit dhe nuk kishte se pse mos të bashkëpunonte me presidentin e republikës.”-tha Meta.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb