TIRANE

Ndërsa Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit për shkak të anëtarëve të shkarkuar prej vettingut, Kuvendi ka hapur procedurat për plotësimin e vendeve vakante. Në një njoftim të shpërndarë në faqen e Kuvendit thuhet se janë tre kandidatë ata që kanë shfaqur interes të jenë gjyqtarë pranë kësaj gjykate si dhe kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës. Ata janë 1. Avni Shehu, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit në vitet ’90, 2. Marsida Xhaferllari kryeinspektore e inspektoriatit të KLD-së, Marsida Xhaferrllari dhe 3.Theodhori Sollaku, ish-prokurori i Përgjithshëm.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka mbetur me vetëm 1 anëtare, Vitore Tusha, ndërsa i fundit që nuk e kaloi vettingun ishte kryetari Bashkim Dedja, i shkarkuar nga KPA. Po ashtu edhe tre anëtarë të  shkarkuar nga KPK presin vendimin përfundimtar për fatin e tyre, nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

NJOFTIMI

Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët: 1. Avni Shehu, 2. Marsida Xhaferllari, 3.Theodhori Sollaku.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb