Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në “Frontline” foli për vendimin e  Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi Kuvendin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Vasili theksoi se ky ishte një vendim i vonuar, ndërsa shtoi se asnjëherë vendi nuk ka pasur një moment kaq të rëndë, ku parlamenti, sipas tij në dhunim të gjithçkaje, u vendos në shërbimin personal të kryeministrit Edi Rama.

“Procesi i vendimmarrjes nuk ka orë. Thelbi i çështjes është që vendimi ishte i vonuar, këtë duhet ta pranojmë. Që në fillim të korrikut të gjitha palët dhanë shpjegimet. Në historinë tonë nuk kemi një moment kaq të rëndë ku parlamenti në dhunim të gjithçkaje vihet në shërbim personal të kryeministrit të vendit. Asnjë nuk mund të harrojë që ky parlament i mbaruar, i shpërndarë mori në dhunim të çdo procedure me patjetër ta bëjë këtë punë”, tha Vasili.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Vasili tha se në qëndrimi i presidentit ishte mbrojtja e integritetit të votës.

“Jemi në momentin e paradoksit më të madh që ndodh në Shqipëri…Kemi të bëjmë me një paturpësi që nuk ka ku të shkojë. Presidenti ka qenë i ashpër me të gjithë dhe në momente të caktuara edhe më i ashpër me opozitën…Pra në këtë mes presidenti qëndronte tek integriteti i votës”, tha më tej Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb