TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e ligjit të Vettingut, duke hedhur poshtë kështu kërkesën e Partisë Demokratike.

Rama shkruan në “Facebook” se tani është koha për të nisur zbatimin e tij.
“Sipas mediave Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD kundër Vetingut! E vonuan po s’e penguan dot. Tani koha për të nisur zbatimin #Rilindje. #ShqipëriaeGjeneratësTjetër”, shkruan Rama.
Rama fb

Sot Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e PD-së që kërkonte shpalljen antikushtetues të ligjit të Vettingut të miratuar në gusht vetëm nga maxhoranca. 6 anëtarë të Kushtetueses votuan kundër kërkesës së PD-së dhe 2 pro.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb