TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot mosshqyrtiminn e mandatit të deputetes Valentina Leskaj. Sipas Kushtetueses, kërkesa për Leskajn nuk plotëson kushtet për të vënë në lëvizje gjykatën, pasi nuk ka juridiksionin për shqyrtimin e çështjes.

Kolegji vlerëson se në rastin konkret nuk plotëson kushtet për vënien në lëvizje të gjykatës, në kuptim të përmbajtjes se nenit 70/4 të Kushtetutës, për rrjedhojë shqyrtimi i kërkesës së paraqitur nga Kuvendi nuk hyn në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese.

Për këtë arsye, si përfundim, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese në bazë të nenit 31 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, për Organizimin dhe funksionimin Gjykatës Kushtetuese vendosi “moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: