Pas Liverpool në garë për të marrë shërbimet e Jadon Sancho kanë hyrë edhe dy klube të tjerë të mëdhenj të Premier League. Mediat angleze bëjnë të ditur se Manchester United dhe Chelsea janë gati të bëjnë “çmenduri” për të blerë kartonin e atij që konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit europian. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet britanike, dy klubet kanë nisur prej kohësh punën, ndërsa edhe vetë sulmuesi kërkon të rikthehet në Premier League.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sancho është formuar te Manchester City, por Pep Guardiola dështoi të shoh kualitetin e tij. Këtë gjë e bëri Borusia Dormund, që në verë pritet të arkëtojë një shifër rekord duke shitur kartonin e tij. Liverpool u interesua i pari për Jadon Sancho, por kryesuesit e kampionatit anglez duket se u tërhoqën shpejt pasi mësuan pretendimet financiare të Borussia Dortmund. Klubi gjerman kërkon 120 milion stërlina për 19-vjeçarin. Një shifër e ekzagjeruar në pamje të parë, por sipas mediave në vend si Manchester United dhe Chelsea janë gati ta paguajnë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb