Ashton Kutcher do të thirret të dëshmojë kundër njeriut të akuzuar për vrasjen e ish të dashurës së tij në vitin 2001.

Ashley Ellerin është therur 47 herë nga një riparues i teknikës, i cili është i akuzuar edhe për katër vrasje të tjera.

Atë kohë, sipas dokumenteve në gjyq, aktori kishte arritur tek apartamenti i Ellerin (më 21 shkurt 2001) dhe është larguar pasi që ajo nuk kishte dalë te dera.

Kutcher ka shikuar te dritarja dhe ka parë “lëng” në tokë, por ka menduar se ishte derdhur verë e kuqe.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: