Hackerat iranianë kanë publikuar sot në faqen në Telegram Homeland Justice një dolument i cili pretendohet se ka të dhëna mbi persona me histori kriminale.

Në mesazhin e shpërndarë thuhet se bëhet fjalë për të dhëna të së shkuarës, lokacioni aktual dhe të dhëna mbi pasaportat dhe udhëtimet e këtyre personave.

Bëhet me dije se këto të dhëna mund të blihen me vetëm 0.5 Bitcoin

“Kutia e Pandorës u hap

Qeveria arrogante vijon të mohojë të vërtetën në mënyrë të dëshpëruar.

“Deep sea”, përfshin të gjithë informacionin e mundshëm për çdo person me një të shkuar kriminale.Ai përfshin informacion të detajuar të së shkuarës, kontaktet dhe lokacionin aktual raportet e përpiluara nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione për këto agjentë.

Rreth 100 mijë emra janë në sistem, të dhënat mbi pasaportat dhe udhëtimet janë gjithashtu të përfshira.

Përmban më shumë se 20 databaza të vogla”, thuhet në njoftim.

2533ab04 4072 4359 8cb2 15bcea27bcf8
2533ab04 4072 4359 8cb2 15bcea27bcf8

Mbi këtë çështje në emisionin “Open” në News24 u kontaktuar eksperti i IT, Erion Demiri, i cili u shpreh se nuk ka asgjë të re.

“Janë krijuar një sasi e madhe kanalesh. Aty ku hidhen informacionet është i pari që bën publikimin dhe të tjerët kopjojnë. Një prej këtyre nxorri një sms se kishte databaze… Ky është thjesht një informacion. Në të vërtetë nuk ka asgjë. Kanali kryesor nuk ka publikuar asgjë. Nuk ka asgjë të re. Do të fillohet të flitet, por nuk ka asgjë të re”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb